Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Bilisht, në fshatin Tren të Bashkisë Devoll.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









