Arlind Qori, kreu i “Lëvizjes Bashkë”, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se 14 maji rezultoi tepër i suksesshëm për sa i përket mënyrës se vetë qytetarët e Tiranës reaguan.
Ai deklaroi se, fakti që ata e panë si një rezultat shprese, si një dritë shprese, kjo është një shenjë e mirë se ndryshimi në këtë vend po vjen.
“14 maji rezultoi i suksesshëm prej mënyrës se si reaguan qytetarët. Fakti që ata e panë si një rezultat shprese, një dritë shprese në një realitet shumë të zymtë politik.”, deklaroi ndër të tjera Arlind Qori.