Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në Itali, ku një mësuese ka mbetur e plagosur.
Mediat italiane shkruajnë se një nxënës ka goditur disa herë me thikë mësuesen.
Mësuesja ka marrë disa plagë në dorë dhe krah dhe është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Nxënësi është arrestuar nga karabinierët, teksa motivet e sulmit janë ende të paqarta.