9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Fierit/ Rrëzohet Dervishaj, pritet vendimi për Kokën dhe Bllakon

Kryesoret

Sot në gjyqin për inceneratorin e Fierit gjykata rrëzoi kërkesën e të pandehurve Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për moskompetencë. Më pas trupa u tërhoq në dhomë këshillimi për t’u shprehur për kërkesat për gjykim të shkurtuar të bërë edhe nga të pandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako e Klodian Zoto.

Për ish-deputetin Alqi Bllako, gjykata urdhëroi SPAK-un të ndryshonte akuzën për “korrupsion të funksionarëve të lartë shtetërorë” ndaj tij në “korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas gjykatës, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako nuk konsiderohej funksionari lartë, por funksionar publik. Në të njëjtin arsyetim ndryshoi akuza për korrupsion edhe për biznesmenin e inceneratorëve, Klodian Zoto, italianin e pandehur Giuseppe Ciaffaglione dhe për Arjola Kodrën.

Akuzat u zbutën edhe për ish-zv/presidentin e FSHF, ArbenDervishaj, ish-mbikëqyrës i punimeve të shoqërisë koncensionare. Gjykata rrëzoi akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit ndaj funksionarëve publike” dhe vlerësoi se Dervishaj duhet të gjykohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”. Gjykata pushoi çështjen për dy prej të akuzuarve, për Enver Sheshin, i cili ndërroi jetë gjatë hetimit, si edhe për Robert Shabanin, që ishte dënuar me herët nga një gjykatë për të njëjtin fakt penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit