Tirana nuk ia doli të festonte titullin e dytë kampion radhazi, teksa pas barazimit 2-2 ndaj Bylisit në javën e parafundit, i dha shansin Partizanit për t’u kurorëzuar për herë të 17-të në histori.
Pavarësisht se e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, në fund ishin “Demat e Kuq” ata që festuan.
Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi më i madh i bardhebluve “Tirona Fanatics” ka theksuar se gjithçka ishte vendosur që Partizani të dilte kampion edhe pse vetë ata kurrë nuk deshën ta besonin.
Në reagimin e tyre, ultrasit e Tiranës nuk i kanë kursyer thumbat ndaj rivalëve të përjetshëm.
View this post on Instagram