-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbledh humbësit dhe fituesit: Strategjia kundër Ramës

Kryesoret

Sali Berisha e nisi javën duke mbledhur kryetarët e degëve, kandidatët që humbën dhe kryetarët e bashkive që fitoi në 14 Maj. Kryefjalë janë zgjedhjet që sipas ish-kryeministrit janë vjedhur dhe për këtë po përgatitet një dosje me prova që do të dorëzohen jo vetëm në drejtësinë shqiptare, por edhe tek ndërkombëtarët.

“Para se të ndalem në problematikën për të cilën është thirrur kjo mbledhje, dëshiroj në emër të PD të falënderoj Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili miratoi më 24 maj një rezolutë për Shqipërinë, rezolutë në të cilën janë pasqyruar problemet madhore të vendit, ndaj dhe unë po lexoj deklaratën e mëposhtme.

Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve.

Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal. Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike.

Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias dhe shprehjes. Gjithashtu kërkohet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të lidhura me median e pavarur, siç është rasti i Prestige Resort. Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit