Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.
Mbyllet takimi me kryetarët e komunave, ambasadori amerikan drejt Osmanit
“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiç, duke folur nga Zveçani.
“Deri në plotësimin e kërkesave tona do të qëndrojmë këtu”, tha nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç.
“Ne nuk do të largohemi prej këtu derisa ata të tërhiqen”, shtoi ai./REL
Vijojnë protestat në veri, protestuesit serbë: Të hiqet flamuri i Kosovës në komuna