Pas tensioneve të zhvilluara mëngjesin e sotëm në komunat në veri të Kosovës ka ardhur edhe reagimi i parë i policisë së Kosovës.
Për mes një njoftimi zyrtar ka reaguar në lidhje me tensionet në veri ku shprehen se Policia e Kosovës duke e njohur të drejtën për tubime e protest paqësore po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe Ligjit.
Në njoftim shtohet se protestuesit janë tubuar në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku në hyrje të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotësjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u future brenda komunës.
Tensionet në veri, Kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit flasin para takimit me Hovenier
Policia ndaj tyre është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të vënë situatën nën kontroll.
“Protestat pran komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, përfundon njoftimi
VIDEO/ Tensionet në veri, momenti kur serbët tentojnë të futen në komunën e Zveçanit