Arlind Qori, kreu i “Lëvizjes Bashkë”, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se, edhe pse një forcë politike shumë e re, e themeluar në dhjetor të vitit të kaluar, ka arritur që në kaq pak kohë të marrë zemrën e 5 për qind të qytetarëve të Tiranës.
“Lëvizja “Bashkë” u themelua në dhjetor 2022 dhe arriti të marrë zemrën e 5 për qind të qytetarëve të Tiranës. Fakti që 14 mijë qytetarë të Tiranës na kanë besuar votën e tyre në kushte shumë të vështira, unë mendoj që e reja po lind dhe lidhet me emrin e “Lëvizjes Bashkë”.”, deklaroi më tej në “5 Pyetjet”, Arlind Qori.








