Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar në lidhje me tensionet e zhvilluara ditën e sotme në veri të Kosovës.
Në raportimin e saj Cramon u shpreh se nuk i takon ndërkombëtarëve të marrin vendime për atë që po ndodh në Kosovë. Ajo shtoi se vendimmarrjet i takojnë qeverisë Kurti.
“Nuk i takon ndërkombëtarëve të marrin vendim mbi atë që po ndodh, i takon qeverisë së Kosovës. Ne vetëm shprehim shqetësimin tonë. Pavarësisht se çfarë ndodh, ne do ta sjellim Kosovën në Këshillin e Evropës.” tha Von Cramon.