Mëngjesin e sotëm kanë rinisur tensionet në veri të Kosovës dhe ka sjellë që të shtohen forca të KFOR-it në dy komunat, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviç për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.
Në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.
Rinisin tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë grumbullim para komunave
Përveç KFOR-it zonën e kanë siguruar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Siç raportohet, Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi që ata tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit.