Endrit Shabani nga “Nisma Thurje” duke folur në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se transporti publik sot në Tiranë është komplet jashtë standardeve që kërkon një qytet si Tirana.
Shabani tha se aktualisht në kryeqytet operojnë 11 koncesionarë që janë vendosur me vendim të Këshillit Bashkiak, dhe kjo ka qenë e mundur sepse nuk ka pasur debate e kundërshti ndaj tyre.
Sipas Shabanit, tani që ata do të kenë këshilltarët e tyre brenda, diksutimet dhe debatet do të jenë më prezentë dhe për pasojë edhe nga ana e shumicës do të ketë llogaridhënie.
“Sot transporti publik në Tiranë nuk është dinjitoz. Kjo ndodh sepse janë vendosur 11 koncesionarë që janë vendosur në atë këshill që është. Praktikisht debatet që ne i bëjmë në media, do t’i bëjmë aty në Këshill.”, tha në lidhje me këtë temë Endrit Shabani.