Ditën e sotme përfaqësues të shoqatës së invalidëve kanë dalë në protestë përballë Bashkisë së Tiranës ku kanë kërkuar të zhvillojnë një takim me kryebashkiakun, Erion Veliaj.
Sipas thirrjeve të tyre ata akuzojnë se u janë boshatisur zyrat pa marrë asnjë lajmërim nga Bashkia. Një nga përfaqësuesit gjithashtu shtoi se nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe se çështjen do ta dërgojnë deri në Strasburg
Ai shton se ende s’kanë marrë asnjë përgjigje, si nga Bashkia e as nga ambasada amerikane, së cilës i kanë dërguar një letër.
‘Unë dua takim me Veliajn, me mediat bashkë. Të vijë këtu Rama. Dua të shkoj brenda, i kam dërguar letra, ja ku i ke. Mbi 30-40 kërkesa shkojnë në Bashki. Kam 6 muaj që nuk marr përgjigje. Kam kërkuar takim por nuk më lejojnë, Lali Eri nuk na lejon. Na janë shembur zyrat, nuk kemi marrë përgjigje.
Unë dua që të merremi vesh, ca më takon e ca jo. Ato që nuk më takojnë nuk i dua. As unë stë njoh si kryetar bashkie, do ta ndjekim cështjen deri në Strasburg. Kushtet tona janë të mjerueshme, i kam dërguar letër edhe ambasadores Yuri Kim,” u shpreh një nga përfaqësuesit e shoqatës.