Kreshnik Çollaku, deputet i PD, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka folur mbi atë se çfarë po ndodh në veri të Kosovës.
Sipas Çollakut, vendosja e flamurit të Kosovës për herë të parë që pas shpalljes së pavarësisë në Mitrovicën e Veriut, do të thotë që, nëse ai flamur hiqet nga godina e komunës, atëherë kjo do të thotë ndalje e sovranitetit të Kosovës.
“Për herë të parë në Mitrovicën e veriut u vendos flamuri i republikës së Kosovës dhe po ra ai flamur nga ato godina, ndalin edhe sovraniteti i Kosovës. Forcat e Policisë së Kosovës sot janë tërësisht të rakorduara me trupat e KFOR-it. Duket qartësisht se Beogradi e ka kuptuar se çfarë po ndodh. Se si do të zgjidhet kjo situatë, është shumë sfidante. Mund të them se Beogradi e ka humbur betejën e mbajtjes peng të veriut të Kosovës. Kjo kërkon unitet të të gjithë shqiptarëve, të NATO-s vetë.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij z. Çollaku.