Një numër i konsiderueshëm i personave të maskuar janë pjesëmarrës në protestat që po mbahen në veri të vendit.
Informacionet që vijnë nga Zveçani thonë se këta persona janë të pajisur edhe me koktej molotovi, për të cilët ka dyshime se po qëndrojnë në gjendje “gatishmërie” për përdorimin e tij.
Madje Express nga strukturat e sigurisë merr vesh se dyshohet se ata kanë plane ta hedhin Molotovin në objektin e Komunës së Zveçanit.
Express ka siguruar një fotografi të këtyre personave me maska që kanë molotov afër vetes.
Ndryshe, një numër i madh i protestuesve që nga mëngjesi janë mbledhur para objekteve të komunave në veri në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok ku kohë pas kohe po shënohen edhe incidente atje.