Një turist i ri është goditur nga rrufeja teksa ishte në det dhe për pasojë ka humbur jetën në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Agia Agathit, në anën lindore të ishullit.
Ai është një 26-vjeçar britanik i cili ndodhej në Rodos për pushime. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 14:00 të pasdites, shkruajnë mediat greke.