Ditën e sotme situata në veri të Kosovës nuk ka qenë aspak e qetë që në orët e para të para ndërtesave komunale.
Nga ky grumbullim i serbëve janë shtuar forcat e policisë si dhe KFOR-i. Në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.
Tensionet në veri, Rakiç i kërkon KFOR-it që kryetari i Zveçanit të mos hyjë në komunë
Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi që ata tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit.
Pamje nga momenti kur protestuesit serbë tentojnë të futen në komunë
Sot pritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh.
Tensionet në veri, protestuesve u bashkohet edhe Lista Serbe
Para objektit të Komunës së Zveçanit në këto momente kanë dalë edhe përfaqësues të Listës Serbe.
Goran Rakiç bashkë me Igor Simiç i janë bashkuar protestuesve të cilët kanë dalë sot në veri. Ata kanë nisur negociatat me KFOR-in.
Serbët nuk ndalen, tentojnë të futen brenda komunës së Zveçanit