Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ishte sot në SPAK. Në dalje, në një prononcim për mediat, Vokshi tha se u thirr për t’u pyetur në lidhje me denoncimet që ka bërë për kryetarin e bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari që u rizgjodh në 14 Maj dhe biznesmenin Pëllumb Salillari që sipas saj blenë votat. Akuza kishte edhe për drejtësinë e re.
“Krimet elektorale para dhe ditë së zgjedhjeve. Ishte për të dëshmuar për kallëzimin që kemi bërë për kryetarin e bashkisë së Kuçovës, kandidat i PS-së në 14 Maj. Si edhe biznesmenin Pëllumb Salillari.
Dhashë të gjitha provat, fotot dhe videot në lidhje me këta dy persona që gjatë fushatës jo vetëm kanë përdorur postin, Kreshnik Hajdari, duke pasur një lidhje klienteliste me Salillarin kanë shfrytëzuar burimet e bashkisë Kuçovë për vota.
Lidhja e qeverisë me oligarkët u përdor për të blerë vota. Është krijuar një dosje voluminoze brenda PD-së me fakte konkrete. Por SPAK sa shikon emrin e Edi Ramës nuk heton” tha ajo.