-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Elio në timon, unë isha mbrapa”! Killeri: Si i vramë dy të rinjtë në Durrës

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e vrasësit në gjyq. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, dy të penduarit e drejtësisë janë shoqëruar sot nga burgu drejt Gjykatës së Posaçme për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt në Durrës. Hoxha ka treguar se është paguar nga Dumani me 60 mijë euro për të kryer vrasjen e Shkozës, i cili ishte objektiv dhe jo Avdiaj.

Henrik Hoxhaj: Dumani më dha 60 mijë euro për të vrarë Dorian Shkozën

Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri.

Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam padur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam padur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes.

Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar dhe për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”, tha Hoxhaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit