PDIU merr mandatin e dytë në këshillin bashkiak Mallakastër. Proceset post-zgjedhore për parregullsitë e 14 Majit vazhdojnë që të trajtohen nga KQZ dhe KAS.
Ditën e sotme Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi që të pranonte kërkesën e PDIU-së për të hapur një kuti votimi në Mallakastër ku dyshonte se votat e saj i kishin kaluar një subjekti tjetër elektoral.
Kutia për votat e këshillit bashkiak u hap dhe kështu rezultoi. Brenda kutisë ishin 63 vota për PDIU-në por në fakt në procesverbal ishte shkruar zero. Votat e PDIU-së i kishin kaluar Partisë Socialiste. Në fund, KAS bëri korrigjimet dhe 63 votat iu hoqën PS-së dhe i kaluan PDIU-së duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve.