Pas deklaratave të Novak Djokovic ku u shpreh se Kosova është zemra e Serbisë mësohet se nuk do të merret asnjë masë kundër tij.
Sipas French Open një koment i tillë nga lojtarët është i pritshëm. Megjithatë, Federata Franceze e Tenisit u shpreh se atij i janë rikujtuar rregullat e Grand Slamit, të cilat minimalisht i ndalojnë lojtarët që të bëjnë deklarata për tema të diskutueshme jashtë sportit.
Mesazhi i tij erdhi pas tensioneve në rritje dhe shpërthimeve të trazirave në veri në Kosovë.
U lëshua një reagim i lehtë nga French Open që nuk i referohej specifikisht veprimit të tenistit serb, por që duhet të dënohet për një sjellje të tillë: “Mesazhet u përcillen ekipeve të çdo lojtari që përfshihet për çështje të tilla”.