-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet, Kurti për “The Guardian”: Deklarata e Blinken e padrejtë dhe e gabuar

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë telefonike me të përditshmes britanike “The Guardian” rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai është shprehur tensionet ditën e hënë kanë qenë shumë të rënda dhe se ndihen me fat që nuk është humbur asnjë jetë.

Ai u është referuar përleshjeve në mes të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar në komunat e banuara me shumicë serbe – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – nëpër ndërtesat komunale.

Kurti i ka fajësuar për dhunën në veri, ato që i ka quajtur “banda fashiste” të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë.

Dhuna është dënuar nga NATO-ja dhe faktori ndërkombëtar, derisa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa në uljen e tensioneve në veri.

Kurti është shprehur i pakënaqur me deklaratën e Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, ka thënë Kurti për Guardian.

“Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit