Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk ka mundur që të bindë as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të zhvilluar një takim pas tensioneve në veri të Kosvës.
Bashkimi Evropian po shqyrtuar masat që do të ndërmerren ndaj palëve që refuzojnë de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Brukseli zyrtar është duke u marrë shumë seriozisht me këtë situatë dhe është shumë i shqetësuar, aq sa edhe Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, sot foli për gjendjen në Kosovë, pas një takimi nuk kishte fare lidhje me Kosovën.
“Ai tha se u ka bërë kërkesë autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë aktivitetet policore në komunat në veri, kurse kërkon nga protestuesit që të ndërprenë protestat e dhunshme, por nuk mos iu referuar përkatësisë etnike, edhe pse në kërkesën e parë ishte e qartë se ka të bëjë me veriun e Kosovës”, tha Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli.
Sipas saj, asnjëherë në porositë e Brukselit nuk i referohen asaj se çfarë duhet të bëjnë kryetarët e komunave të zgjedhur, por u tha se po punohet direkt me ta përmes ambasadorëve për hapat që ata duhet të ndërmarrin.
“Por thuhet se edhe kryetarët e komunave janë në presion të Prishtinës zyrtare, andaj siç u shpreh edhe një zyrtar i këtushëm, i gjithë presioni tani është mbi kryeministrin Albin Kurti”, tha Tuhina.