-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Kurti: Kosovën nuk do t’ia dorëzoj milicisë fashiste

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur në lidhje me tensionet e fundit të cilat kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Kurit është shprehur se po punon me ndërkombëtarët veçanërisht me SHBA dhe BE, të cilët i konsiderojmë miqtë më të rëndësishëm.

Gjatë intervistës ai është shprehur se  se Republikën e Kosovës nuk do t’ua dorëzojë “milicive fashiste”, duke iu referuar turmave të serbëve që po protestojnë dhunshëm tash e dy ditë në tri komunat e veriut të vendit.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët.

Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë.

Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

Ai ka thënë se numri i pjesëtarëve të policisë duhet të rritet përderisa jashtë objekteve të komunave ka shumë pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të strukturave paralele të Serbisë.

Tutje ai gjatë intervistës tha se në veri në mesin e protestuesve ka pasur ultranacionalistë që paguhen nga Serbia “të cilët e admirojnë Putinin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit