-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Meta: Vuçiçi të largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale Meta shkruan se dënon dhunën e ushtruar sot nga trupave të KFOR, ndërsa shtoi se situata duket se është e nxitur nga palë të treta të cilat janë të interesuar të ketë një situatë destabiliteti.

Postimi i plotë:

Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to. Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve.

As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie. Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç’tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet.

Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cënohet në suksesin e tij. Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit