Grupe kriminale serbe sulmuan dje ushtarët e KFOR-it në protestat e organizuara në veri të Kosovës. Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.
Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave. “Telegraf” ka bërë një përmbledhje të momenteve kur serbët sulmuan ushtarët e KFOR-it.
Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorët e protestave, të cilët u thanë atyre se nuk janë përfaqësues të popullit dhe për fajin e tyre serbët po ikin nga veriu i Kosovës.