Të cilësuar si teza dhe anti-teza, ‘sëmundja’ dhe ilaçi e keqja dhe e mira e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mesa duket dy kundërshtaret Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bërë bashkë.
Nuk e dimë akoma arsyen se përse dyshja janë bërë ortakë por pritet ta mësojmë. Ka qenë Luiz Ejlli ai që ka ndarë një foto në Instagram ku duken prapaskenat e asaj që po ndodhë.
Këngëtari ka shkruar “Filloi” ku shikohet Olta teksa po lexon diçka në letër që shumë aluduan të jetë një skenar filmi apo kontratë.
Kujtojmë që Luizi u shpall fitues i “BBVA2” ndërsa Olta e la rrugëtimin e saj në gjysmë pasi nuk arriti dot të jetonte izolimin pa të birin e saj Amar.
Dyshja janë pëlqyer shumë nga publiku pasi janë cilësuar si “Tom and Jarry” por me aq sa mund të kuptojmë nga fotoja ata të dy ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.