-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca: SHBA nuk po na kupton drejt

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në krah të Albin Kurtit. Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk po kuptojnë ashtu siç duhet pozicionet e Kosovës, pas tensioneve në ditët e fundit në veri.

“Jemi të brengosur për situatën si çdo qytetar, ne nuk duhet që ta humbim fokusin. Mendoj që kryefjala nuk është shqetësimi, kryefjala është aftësia jonë për t’i kryer detyrat tona që të garantojmë siguri dhe qetësi.

Siç shihet atje, krejt problemi po fillon dhe po përfundon me grupet e armatosura dhe të rrezikshme. Sa i përket deklaratës se Blinkenit, nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo, edhe në kohën e reciprocitetit hasem në qortime të tilla”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka pranuar se një gjendje e tillë nuk është e mirë për Kosovën, por siç thotë ai, SHBA-ja duhet të kuptojë drejt. “Kjo nuk është e mirë për ne, është një gjë e keqe për Kosovën. Duhet të bëjmë një dialog të hapur edhe me aleatët tanë.

Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga Amerika. Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, tash institucionet mbeten. Ato janë pjesë e Kosovës, nuk banojnë në qiell, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veçse t’i shpallë zgjedhjet në dakordim më SHBA-në.

Pse nuk e kuptoj SHBA-në, a jemi duke dalë na jashtë ligjeve tona? Nëse ne jemi në rregull me ligje, a ka probleme më të mëdha se ligji? Kur u caktuan zgjedhjet, SHBA-ja nuk tha që këto zgjedhje duhet të anulohen”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit