Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti në një adresim nga Bratislava.
LIVE-Kurti këmbëngul: Policia e Kosovës po bën punë profesionale
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me NATO-n. Por jo cdo herë pajtohemi për cdo gjë. Godinat e komunës i përkasin Republikës.
Nuk mund të qëndroj si kryeministër në zyrën time dhe t’u them kryetarëve në veri që ju nuk duhet të rrini. E kuptoj që janë teknikë dhe administratorë. Nuk është sukses, por situatë fatkeqe” tha ai.
Ai e përsëriti këtë qëndrim përkundër reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare se instalimi me forcë i kryetarëve shqiptarë “është i papranueshëm”.