-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Kosova, përgjegjëse për trazirat në veri

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shpreh se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe. Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratislavë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë SHBA-ja kundër Kosovës, për shkak të situatës në veri të vendit, por “asnjëherë i frikësuar”.

SHBA-ja tha se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe dhe e përjashtoi atë nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë.

“Po punojmë shumë që të gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha Kurti gjatë një adresimi nga Bratisllava, ku po merr pjesë në një forum për sigurinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit