Albin Kurti nuk tërhiqet. Madje është i mjaft i qartë. Pavarësisht mesazheve dhe paralajmërimeve të forta të SHBA-së me kërkesën që të tërheqë policinë e Kosovës nga veriu, kryeministri Albin Kurti u shpreh sot nga Bratislava se është i brengosur, por nuk frikësohet nga deklarata e SHBA-së. Kreu i qeverisë tha se policia nuk ikën nga veriu pa u larguar turma e serbëve.
“A jeni frikësuar apo brengosur? Jam i brengosur, por nuk frikësohem. SHBA kanë çuar një mesazh të fuqishëm, po përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Një rrugëdalje, që nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por hekurudhë, dy shina, binarë, të dalim nga kriza në veri.
LIVE-Kurti këmbëngul: Policia e Kosovës po bën punë profesionale
Turma ose kthehet në Serbi, ose burgoset në Kosovë, pastaj ulim praninë e policisë në komuna. Binari i dytë është zbatimi i shpejtë i marrëveshjes që kemi dakorduar. Legjitimiteti i të tre palëve, Kosova, Serbia dhe SHBA-BE. Por po gërryhet sepse kemi një tekst por jo zbatimin e tij. Jam gati të takohem me Vuçiç në cdo moment” tha ai.