Në moshën 84-vjeçare u nda nga jeta ish-ministri i qeverisë së PASOK-ut, Theodoros Pangalos. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes një postimi të familjes së tij në Twitter.
Pangalos ishte një figurë shumë e njohur në politikën greke për shumë vite me postet që ka mbajtur brenda dhe jashtë vendit si përfaqësues në institucionet ndërkombëtare. Ai ka qenë edhe në Shqipëri disa vite më parë.
Theodoros Pangalos e ka deklaruar disa herë se është arvanitas.