Ditën e sotme KAS vendosi që të hapë kutitë për kandidatin për bashkinë e Rrogozhinës. Pas dëgjoi palët, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve u tërhoq për vendim duke rrëzuar me shumicë votash kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës.
Por me kërkesë të dy anëtarëve, Ledio Braho dhe Elvis Çefa kutitë për kryetarin do të hapen. “Të gjitha kutitë e qendrave të votimit për kandidatin për kryetar bashkie në Rrogozhinë do të vlerësohen” tha Braho.
Procesi do të nisë ditën e hënë në orën 13:00. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon parregullsi në kutinë e fundit, që ishte e burgut dhe që përmbysi rezultatin në favor të socialistit Edison Memolla.