Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë me mediumin e njohur gjerman “POLITICO” ku ka folur rreth ngjarjeve të fundit të zhvilluara në veri të vendit 3 ditët e fundit.
Ngjarje e cila solli kritika të mëdha nga ndërkombëtarët për qeverinë e Kurtit dhe Kosovës.
Në fjalën e tij Kurit u shpreh se vendimi i SHBA-së për të ndëshkuar Kosovën pas përleshjeve të dhunshme që lanë trupat e NATO-s të plagosur është edhe befasues dhe një reagim i tepruar.
“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje – dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket jashtë proporcionit dhe i padrejtë”, tha Kurti në një intervistë në margjinat e konferencës GLOBSEC në Bratislavë.
“Isha i befasuar”, shtoi ai, duke e karakterizuar përgjigjen amerikane si një “reagim të tepruar”.
NATO këtë javë vendosi 700 trupa shtesë paqeruajtëse në Kosovë pasi 30 ushtarë nga Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO u plagosën gjatë një konfrontimi me protestuesit serbë të hënën
Demonstratat lidhen me zgjedhjet lokale në prill, të cilat serbët i bojkotuan për shkak të kërkesave të paplotësuara për të marrë më shumë autonomi, duke rezultuar në një pjesëmarrje të ulët dhe zgjedhje të kryebashkiakëve shqiptarë etnikë.
Kryeministri fajësoi qeverinë e Serbisë për rritjen e fundit të tensioneve. Dhe i pyetur nëse ka frikë se situata aktuale mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë, Kurti paralajmëroi, “mundet”. Por, shtoi ai, kjo “varet” nga Beogradi.
Në intervistën e së mërkurës, Kurti ka treguar se do të ishte i gatshëm të bisedonte me Vuçiqin nëse organizohet një takim. Por kryeministri drejtoi gishtin edhe drejt kryeqyteteve perëndimore.
Artikullin e plotë të POLITICO e gjeni këtu.