Në mesin e atyre që kanë dalë sot në protestë vë veri të Kosovës është edhe Stevan Paviçeviç udhëheqës i “Mbrojtjes Civile”
Express ka siguruar një fotografi ku shihet Paviçeviq bashkë me disa protestues të tjerë.
Mbrojtja Civile në veri të Kosovës është një organizim i serbëve të atjeshëm, në kuadër të strukturave paralele që financohen nga Serbia.
Në fillim të këtij viti, përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, patën konfirmuar edhe publikisht ekzistencën e kësaj Mbrojtjeje, duke thënë se pjesëtarët e saj merren më shumë me “çështje komunale”.
Përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës, kanë kërkuar nga strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që ndaj “mbrojtjes civile”,“të ndërmarrin masa dhe të mos lejojnë një gjë të tillë, që paraqet ndërhyrje e Serbisë në Kosovë”.
Vetë zhbërja e strukturave paralele ndërkaq, është një nga kërkesat më të shpeshta drejtuar kryesisht Beogradit zyrtar, prej nga edhe mundësohet financimi i këtyre strukturave në veri.