-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U futën dhe morën lekët”! Grabitje në mesnatë, “rrethohet” Lushnja

Kryesoret

Një denoncim për grabitje në mesnatë ka “ngritur në këmbë” policinë e Lushnjes që ka rrethuar zonën duke vendosur disa postblloqe, por deri tani nuk raportohet asnjë i arrestuar.

Në njoftimin e policisë theksohet se rreth orës 00:30 A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë ka telefonuar policinë duke denoncuar se disa persona ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armës dhe i kishin marrë një shumë parash.

Policia thotë se rrethoi zonën dhe vijon krehjen e saj me qëllim kapjen e autorëve. Janë shoqëruar disa persona dhe vijon shoqërimi i të tjerëve të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Denoncimi në mes të natës: Erdhën më vunë pistoletën në kokë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit