Bëhet me dije se aktori me origjine meksikane, Sergio Calderon, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare në një spital në Los Angeles të Kalifornisë.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familja, ndërsa thuhet se aktori ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.
Edhe pse ishte deklaruar se ndodhej i shtruar në një spital në Los Angeles për shkak të pneumonisë, në njoftimin e familjes thuhet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.
Aktori la pas vetes bashkëshorten e tij Karen Dakin, dy fëmijët Patrick e Johanna, si dhe nipat Krishnaavi e Emiliano dhe mbesën Victoria.
Rolet e tij më të njohura kanë qenë në “Men in Black” (1997), si edhe ai i kapitenit Eduardo Villanueva në “Pirates of the Caribbean: At World’s End” (2007).