-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova, kryefjalë e Komunitetit Politik Europian

Kryesoret

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane do të mblidhen sot në Kishiniev të Moldavisë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian për të diskutuar një varg çështjesh që shqetësojnë kontinentin, mes të cilave edhe tensionet në veri të Kosovës.

Iniciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim. Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë tetorin e kaluar dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë.

Josep Borrell pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa një tjetër takim mendohet të jetë ai mes Macron dhe Vjosa Osmanit. Një ditë më parë, Borrell takoi në Bratislavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe u përpoq të organizonte një tryezë ku të ishte dhe Vuçiç, i cili shmangu pjesëmarrjen me justifikimin se po ndiqte situatën në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit