Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. 30 minuta pas nisjes së provimit të parë të maturës ka dalë teza. Në rrjetet sociale është publikuar varianti B i tezës së anglishtes.
Ditën e sotme, maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, gjuhës së huaj. Provimi i dytë do të jetë Gjuha Shqipe dhe Letërsia më 7 qershor dhe në datë 13 qershor do të mbahet provimi i Matematikës.
Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit në datë 19 qershor. Risi në këtë maturë është provimi për mjekësinë. Të gjithë maturantët që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme” do të zhvillojnë në gusht një testim në mënyrë të informatizuar.
Po ashtu, për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët testi do të jetë i shkallëzuar në tri nivele vështirësie.