Dy qytetarë shqiptarë dyshohet se janë sulmuar nga disa persona të nacionalitetit serb në Mitrovicën e Veriut.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në veri të vendit, mirëpo nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Siç raporton portal “Kossev”, njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore
Gazeta Insajderi raporton se njëri nga viktimat është kameramani i tyre, i cili ishte duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.