-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sigurims? Apeli lë në fuqi vendimin: Hetoni padinë e Metës kundër “Dosjeve”

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Tiranës njoftoi se ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që do të thotë nisjen e hetimeve për Autoritetin e Dosjeve, anëtarët e të cilit Ilir Meta i kallëzoi për 6 shkelje ligjore.

Ish-Presidenti e bëri këtë kallëzim në 1 Shtator të vitit të kaluar, ku pretendoi se Autoriteti i Dosjeve ka kryer 6 shkelje ligjore pas aludimeve se kryetari i Partisë së Lirisë kishte qenë pjesë e sigurimit të shtetit para ’90.

Meta mohoi asokohe lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit, duke theksuar se ka marrë certifikata të pastërtisë nga komisionet shtetërore dhe nga Autoriteti i Dosjeve. Por ky institucion deklaroi se akuzat e ish-presidentit janë fyese për dinjitetin e secilit anëtar të Autoritetit.

Meta i akuzoi për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve shtetërore, falsifikim kompjuterik, falsifikim vulash, të stampave ose formularëve, përhapje të informatave të rreme dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete.

Prokuroria nuk i filloi hetimet, gjykata i detyroi që të regjistronte çështjen. Organi i akuzës e ankimoi vendimin, por Apeli e rrëzoi duke i dhënë të drejtë ish-Presidentit për nisjen e hetimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit