-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Macron dhe Scholz, Osmani: Bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë pjesë e samitit të Komunitetit Politik Europian në Moldavi ku ka takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin Olaf Scholz.

Për mes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani shkruan se ka diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, shkruan Osmani.

Tre liderët europian janë takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç ku kanë diskutuar rreth tensioneve të zhvilluara ditët e fundit në veri të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit