-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen një dorëheqje brenda grupit të Berishës

Kryesoret

Një tjetër dorëheqje në radhët e grupit të Rithemelimit të Sali Berishës. Shyqyri Dura, kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat njoftoi mbrëmjen e djeshme dorëheqjen pas disfatës në 14 Maj. Me këtë vendim, ai shprehet se i hap rrugën riorganizimit dhe forcimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike.

“Miqtë e  mi, të cilët, më keni mbështetur në rrugëtimin tim politik!  Ju falenderoj përzemërsisht  për kontributin tuaj duke besuar tek unë.  Për situatën në të cilën ndodhemi, shpreh mendimin tim për të kaluar degën në një ristartim të ri.

Unë shpreh publikisht dorëheqjen time dhe largohem nga drejtimi i degës për të kaluar në një riformatim. Mbështetësve të mi,të cilëve i’u jam shumë mirënjohës, i shpreh  se do të jem përkrah jush në rrugëtimin e ri,duke punuar së bashku për një  qëllim.

Ai qëllim eshtë “PD fituese”. Për të gjithë demokratët e Beratit dhe opozitarët shpreh angazhimin tim të plotë se do të jem përkrah PD-së dhe ndihmues kundrejt kauzave opozitare. Së bashku për të ringritur forcën opozitare” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit