SPAK ka kërkuar sot dënimin me 4 vite burg të ish-gjyqtares Zamira Vyshka. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, nëse gjykata e Posaçme pranon kërkesën, Vyshkës i ulet 1/3 dhe si përfundim do të dënohet me 2.6 vite në qeli.
Sipas prokurorisë gjyqtarja ka marrë 400 mijë euro ryshfet nga fisi Çapja për uljen e një dënimi. Konkretisht Xhulio Musait. Pasi të dënohet mbrojtja në fund do të flasë gjykata e Posaçme për ish-gjyqtaren e Elbasanit.