Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kishte sot një drekë pune në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Sigurisht që fokusi ishte raporti i Kosovës me SHBA-në dhe situata e tensionuar në veri. Ai tha se diskutimet me Hovenierin ishin të frytshme.
“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij” tha Memli Krasniqi.
Në krahun tjetër kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka iniciuar nismën për mocion mosbesimi kundër qeverisë Kurti për ta rrëzuar nga pushteti.