-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista Serbe: Etiketimi i njerëzve të ndershëm, farsë e Kurtit

Kryesoret

Lista Serbe, përmes një komunikate për media, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i akuzon pa bazë dhe u “vizaton shënjestër në ballë” pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës, “vetëm pse nuk pajtohen me shkeljen e të drejtave themelore të njeriut”.

Kështu ka reaguar kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës ndaj fjalimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës, ku lexoi emrat e personave që pretendohet se janë përfshirë në incidentet e kësaj jave në veri.

“Se sa është farsë gjithçka që tha Kurti sot në Kuvend, flet edhe fakti që ai i etiketoi si kriminelë dhe organizatorë protestash, njerëzit e ndershëm, gra, invalidë, madje edhe disa që janë në spital dhe me javë të tëra nuk janë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ky subjekt politik, theksoi se deklarata e Kurtit ishte “e mbushur me gënjeshtra”, dhe se “serbët duan paqen, lirinë dhe kthimin e ndërtesave të tyre komunale”.

LIVE-Kurti flet me emra: Këta janë serbët që po bëjnë trazirat në veri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit