Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. “5Pyetjet.al” publikon vendimin.
“Më vjen turp që po dal…”! Çfarë i thanë shokët e burgut Tahirit? (Prapaskenat)
Në vendimi e zbardhur të gjykatës bëhet me dije se pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete) dite, Tahiri do ta vuajë me “qëndrim në shtëpi”, në adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tiranë.
Avokati: Tahiri duhet të jetë në shtëpi për fëmijët, gruan e kapin krizat…
“Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit.