Petrit Gega autori i dyshuar i vrasjes së Alfons Kola ka refuzuar të flasë përpara hetuesve italianë.
52-vjeçari Petrit Gega u ndalua nga policia një orë më vonë pasi goditi për vdekje 33-vjeçarin Alfonso Kolën.
Sipas asaj që u konstatua nga hetuesit, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh por mesa duket mes tyre ka pasur një hatërmbetje.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë se për marrëdhënien e tyre kanë dijeni miqtë e tyre të përbashkët, pasi të dy njiheshin që në Lezhë. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.
Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetren dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje,.
Sidoqoftë, ngjarja është ende e mbushur me mister pasi nuk dihen motive konkrete.