-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahu një qytetar, përjashtohet nga policia komandanti në Shkodër/ Emri

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit firmosi përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Shkëlzen Gjonaj pas denoncimit në media të veprimeve arbitrare të tij.

Është përjashtuar nnga Policia e Shtetit nënkomisari Shkëlzen Gjonaj. Ky vendim erdhi pasi ditën e djeshme  në media u publikua një video ku ai filmohej duke vjedhur paratë në një automjet brenda një lavazhi.

Ndërkohë në mbrëmje u publikua një video tjetër ku ai rrihte një qytetar. Menjëherë pas kèsaj u mor vendimi për përjashtimin e menjëhershëm të tij nga Policia e Shtetit dhe po punohet për arrestimin e tij.

Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:

Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj,” thuhet në njoftimin e policisë të nxjerrë sot në orët e vona të natës. Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit