-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet polici problematik në Shkodër

Kryesoret

Pas përjashtimit nga detyra Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka lëshuar urdhër ndalimi për nënkomisarin e Shkodrs, Shkëlzen Gjonaj, pasi vodhi një shumë parash dhe më pas dhunoi një qytetar.

Ky është polici që dhunonte dhe grabiste qytetarët e Shkodrës/ Foto

AMP bën me dije se Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve me iniciale B. U. dhe A. B.

“Për rastin e transmetuar mbrëmjen e kaluar në media e për të cilin Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reaguan menjëherë, Ministria e Brendshme falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e punonjësit të policisë që abuzonte me detyrën. Ky punonjës është arrestuar nga AMP e do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

Ne inkurajojmë investigime të tilla gazetareske, por edhe referimin e qytetarëve për punonjës të Policisë së Shtetit që kryejnë shkelje ligjore apo etike gjatë ushtrimit të detyrës. Vijimësisht jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, të cilët kurrsesi s’ka vend në radhët e kësaj trupe.”, thuhet në njoftim.

AMP lëshon urdhërndalimi për policin problematik në Shkodër

Fillimisht, nënkomisari Gjonaj u dneoncua në një media online se i kishte vjedhur një shtetasi një shumë parash, teksa e kishte lënë makinën në garazh. Menjëherë nisën hetimet dhe nënkomisari u pezullua.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit